Home / Kryesoret / Inspektohet bulmetorja në Simnicë të Gostivarit

Inspektohet bulmetorja në Simnicë të Gostivarit

Veterinarë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari në bashkëpunim me shoqatën kompetente veterinere dhe persona kompetente nga Fakulteti për mjekësi veterinere kryejnë kontroll në fermën për dele në fshatin Simnicë të Gostivarit.

Ky inspektim bëhet me qëllim të vërtetimit të pranisë eventuale të ndonjë sëmundje ngjitëse tek dhentë dhe shkakut eventual për paraqitjen e sëmundjes, nga të cilat kanë humbur jetën dy persona, ndërsa edhe shtatë të tjerë mjekohen në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Agjencia për ushqim dhe veterinari  kumtoi se janë marrë kampione për egzaminim laboratorik nga ushqimi i dhenve dhe uji në fermë, si dhe nga prodhimet e qumështit dhe djathit, që prodhohen në bulmetoren. Është marrë edhe gjak nga delet për egzaminim diagnostik me qëllim të vërtetimit të shkaktarit eventual të sëmundjes infektive.
Në fermë janë rritur edhe masat e biosigurisë, ndërsa gjatë ditës do të kryhet edhe dezinfektim komplet dhe çrrënjosje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *