Home / Lajme / Maqedoni / Interesim i ulët për regjistrim në paraqitjen e dytë në shkollat e mesme profesionale në Tetovë

Interesim i ulët për regjistrim në paraqitjen e dytë në shkollat e mesme profesionale në Tetovë

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni gjatë ditës së sotme është realizuar paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrimin e nxënësve në vit të parë në vitin shkollor 2017/2018, ndërsa rezultatet për regjistrim të nxënësve do të publikohen ditën e ardhshme,gjegjësisht më 6 korrik. Edhe shkollat e mesme profesionale të komunës së Tetovës kishin hapur sot dyert për semimaturantët, por nga këto shkolla shpresen se për dallim nga paraqitja e parë e afatit të parë të regjistrimit fluksi i semimaturantëve të cilët regjistrohen në vit të parë për vitin shkollor 2017/2018 është dukshëm më i vogël, nga këto shkolla gjithashtu theksojnë se vende të lira ka dhe se kriteret për regjistrim janë po ato që kanë qenë edhe në paraqitjen e parë në drejtimet ekzistuese që ofrojnë shkollat me disa drejtime dhe profile arsimore që janë risi për vitin e ri shkollorë.

 

 

Ndryshe në paraqitjen e parë të afatit të parë në qershor, të realizuar në datat 28 dhe 29 të muajit të kaluar, nga 17.179 të paraqiturit, janë pranuar 11.205 nxënës në të gjitha shkollat publike të Republikës së Maqedonisë. Për nxënësit të cilët edhe në paraqitjen e dytë në qershor nuk do të regjistrohen në arsim të mesëm, ka edhe afat të dytë për regjistrim që është më 24 gusht, ndërsa shkollat të cilat edhe në këto dy afate nuk do të plotësojnë vendet do të regjistrojnë nxënës deri më 31 gusht.Transmeton Koha

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *