Home / Lajme / Rajon / Intervistë me kosovarin që doli i bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (Video)

Intervistë me kosovarin që doli i bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (Video)

Përkundër vështirësive, Kosova për të dytin vit radhazi ka arritur që të dalë e suksesshme në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO).

Në këtë garë përfaqësuesja e vendit tonë ka arritur që të dekorohet më një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi.

Shend Zhjeqi nga Prishtina, ka arritur të dalë i bronztë nga kjo garë, duke shënuar rezultatin më të mirë nga pesë përfaqësuesit e shtetit më të ri në Evropë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për një vend si Kosova të marrë një medalje është një arritje e madhe, sepse sipas tij, kjo t’i hap dyert për të studiuar në universitete prestigjioze.

“Këtu e kemi rastin e Dorentina Sylejmanit – e cila vitin e kaluar doli e bronztë dhe fitoi bursë në universitetin Princeton”, ka shtuar ai.

Zhjeqi ka thënë se ka konkurruar këtë vit në disa universitete, por nuk është pranuar, duke shtuar se “do të marrë këtë vit pushim dhe do të aplikoj përsëri”.

“Edhe këtë vit në garë kanë marrë pjesë mbi 100 shtete, duke bërë që kjo të popullarizohet edhe më shumë”, ka shtuar ai.

Zhjeqit, për shkak të talentit të tij në matematikë ia kanë kaluar dy klasë, duke theksuar se kjo ka qenë kërkesë e profesorit të tij, Valmir Krasniqi.

Ai ka thënë se shteti duhet të kujdeset që t’i mbulojë të gjitha shpenzimet të cilat dalin nga organizimet e tilla, dhe jo që garuesit të kenë brenda për aspektin material.

“Ka pasur ndoshta pak vështirësi kësaj radhe për t’i siguruar biletat, por janë siguruar, vitet e tjera shpresoj që kjo të mos jetë problem”, ka thënë Zhjeqi.

Ai nuk ka harruar të falënderoj Institutin për Inteligjencë të Jashtëzakonshme (ATOMI), për ndihmën dhe kujdesin që ia bëjnë këtyre talenteve që e kanë përfaqësuar Kosovën në këtë garë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *