Home / Lajme / Maqedoni / Investimet kineze në Ballkanin Perëndimor nxitin korrupsionin në këtë rajon

Investimet kineze në Ballkanin Perëndimor nxitin korrupsionin në këtë rajon

Instituti për hulumtime të sigurisë i BE-së shkruans e investimet kineze në infrastrukturë në vendet e Ballkanit Perëndimor nxitin korrupsionin në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky konstatim del nga fakti se kinezët kanë investuar 5.5 miliardë euro në rrugët e këtij rajoni dhe në elektrana në Maqedoni, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi.

Instituti deklaron se këto investime nuk janë bërë në bazë të tendernëve, por nga bisedime të drejtpërdrejta, duke theksuar se populizmi politik e ka lehtësuar ndikimin kinez mbi liderët lokal.

Kontratat ndërtimore të infrastrukturës, sipas institutit, janë nënshkruar me qeveritë, kurse vendet është dashur shpesh të bëjnë ad-hoc ligje për projektet kineze për t’i kënaqur kërkesat e Pekinit.

Si shembull të këtillë, Instituti e merr ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër, që është ndërprerë për shkak të gabimeve në planifikim dhe realizim, gabime që pritet të rritin harxhimet në 120 milionë euro më shumë.

Përndryshe, firma Sinohidro që kryen punë ndërtimore në rrugët e Maqedonisë, në vitin 2016 ishte futur në listën e zezë të Bankës Botërore për korrupsion dhe mashtrim.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *