Home / Lajme / Botë / Irlanda kërkon vetëm kufij detar me Britaninë pas Bregzitit

Irlanda kërkon vetëm kufij detar me Britaninë pas Bregzitit

Qeveria e Irlandës vlerëson se Deti Irlandez duhet të jetë kufiri i vetëm që do ta ndajë vendin nga Britania e Madhe, pasi britanikët tërësisht do të tërhiqen nga BE-ja.

Dublini zyrtar vlerëson se kufiri i hapur aktual mes veriut dhe jugut në ishullin e ndarë, pas Bregzitit nuk do të mund të qëndrojë në këtë formë, dhe për këtë propozon zgjidhje tjetër – braktisjen e idesë për mbajtjen edhe të kufirit tokësor.

Në vend të kësaj, Qeveria e kryeministrit Leo Varadkar sugjeron në të ardhmen të dy vendet fqinje të kenë vetëm kufij detar në Detin Irlandez i cili në mënyrë natyrale i ndanë të dy vendet, në brigjet e së cilës, në portet dhe në aeroportet do të bëhej kontroll doganor dhe emigrues.

Londra tani për tani nuk e komentoi propozimin irlandez, që është promovuar në internet faqen e Varadkar,  por një përfaqësues i lartë i Qeverisë britanike, identiteti i të cilëve nuk është kumtuar, për “Tajms” deklaroi se propozim vendimi i tillë i Dublinit paraqet “ulje të tonit” të kryeministrit irlandez lidhur me Samitin e fundit të BE-së.

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *