Home / Kryesoret / Ivanov i kërkon Qeverisë publikimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Ivanov i kërkon Qeverisë publikimin e marrëveshjes me Bullgarinë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i bën thirrje Qeverisë që ta publikojë dhe elaborojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj.

Ivanov konsideron, siç kumtoi Kabineti i tij, se mungesa e transparencës shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para nënshkrimit të saj. “Presidenti Ivanov potencoi se çdoherë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe se çfarëdo lloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë.

Presidenti Ivanov, si edhe deri tani,ashtu edhe në të ardhmen, do të vazhdojë me angazhim në proceset epajtimit dhe zgjidhje të çështjeve kontestuese në mënyrë paqësore dhe përmes dialogut politik, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë, me qëllim që të arrihen zgjidhje juridike dhe korrekte në bazë të parimit të respektimit dhe mbështetjes së ndërsjellë dhe abstenim nga përzierja në punët e brendshme të shtetit”, thuhet në kumtesën nga kabineti.

Presidenti i Maqedonisë njëherit e përshëndet vullnetin dhe angazhimin e të gjithëve të cilët në periudhën e kaluar ishin të inkuadruar në përpjekjet për harmonizim të Marrëveshjes midis dy shteteve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *