Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovi për vizitë pune në Spanjë, do të mbajë fjalim për të “ardhmen e botës”

Ivanovi për vizitë pune në Spanjë, do të mbajë fjalim për të “ardhmen e botës”

Presidenti Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga gruaja e tij Maja Ivanova, prej sot deri më 7 korrik do të jetë në vizitë pune në Spanjë, ku do të merr pjesë në forumin “Kran Montana” që mbahet në Barcelonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi do të mbajë fjalim në sesionin zyrtarë në hapjen e forumit me temë “Çfarë bote për të ardhmen? Strategji për stabilitet në një mjedis të paparashikuar – drejt një mënyre për menaxhime”.

Temat e diskutimit në forumin vjetor janë të fokusuara në prodhimin e energjisë, ndryshimet klimatike, kriza e refugjatëve, forcimi i rolit të gruas në shoqëri dhe mundësia për bashkëpunim në Mediterian, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Të premten (7 korrik), gruas së presidentit do t’i ndahet çmimi “Medalje e artë” për aktivitetet e saj, projektet dhe iniciativat nga karakteri human./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *