Home / Kryesoret / Ja si e përçmojnë maqedonasit shqipen, edhe atë në qytet me shumicë shqiptare (FOTO)

Ja si e përçmojnë maqedonasit shqipen, edhe atë në qytet me shumicë shqiptare (FOTO)

Shkrimi i kësaj reklame që është pjesë e një fushate institucionale, konkretisht e festivalit “Drimon”, tregon bastardimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

A ka dashur dikush të tallet me shqipen dhe shqiptarët, apo vërtet ka qenë aq analfabet sa ta “përkthejë kështu” një mesazh?

Aq më shumë që, siç shkruan Gazeta Express, bëhet fjalë për festival që mbahet në një qytet si Struga, që, përveçse shumicën e popullatës e ka shqiptare, gjithashtu në këtë kohë “vlon” me turistë shqiptarë, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Përkthimi i tekstit nga maqedonishtja në shqip tregon se si bastardohet gjuha shqipe nga përkthyes injorantë dhe që, o nuk e njohin drejtshkrimin e gjuhës shqipe, o në këtë mënyrë, siç komentohet nëpër rrjetet sociale, ndoshta edhe qëllimisht shprehin mosrespektin ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Kaq përkthim të bastarduar, thuhet në komente, nuk do të mund të bënte as “google translate”.

Kjo shpallje krejtësisht e pakuptimtë ka bërë bujë në rrjetet sociale, ashtu që është bërë thirrje për tërheqjen e saj dhe shkrimin e materialeve të tjera afirmuese dhe për proklamimin e fushatës./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *