Home / Kryesoret / Jepet drita e gjelbër për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Jepet drita e gjelbër për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Shpend Ahmeti ka thënë se xhamia do të ndërtohet, por, që për projektin e kësaj xhamie duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror

Debati për ndërtimin e xhamisë po vazhdon, ku disa janë pro që të ndërtohet kjo xhami në lagjen “Dardania” në Prishtinë, e disa janë kundër.

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka paraqitur projektin para asamblistëve të Komunës së Prishtinës.

 

Projekti i xhamisë, është bërë e ditur se do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, me një kosto të përgjithshme prej rreth 40 milionë euro, raporton “Evropa e Lirë”.

 

Ahmeti ka thënë se xhamia do të ndërtohet, por, që për projektin e kësaj xhamie duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror, përcjell albinfo.ch.

 

Vërejtjet e asamblistëve kanë pasur të bëjnë me arkitekturën e xhamisë. Sipas tyre, xhamia nuk do të duhet të ketë arkitekturë neoklasike osmane, por një arkitekturë moderne.

 

Po ashtu sipas tyre, orientimi i objektit nuk përkon me vend lokacionin. Lokacioni nga shumica e asamblistëve konsiderohet të jetë ndarë në vend të gabuar, pasi që sipas tyre për ndërtimin e një xhamie qendrore do të duhej të kishte hapësirë më të madhe.

 

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës iu kanë kërkuar asamblistëve që të mbështesin projektin aktual të xhamisë.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *