Home / Lajme / Botë / Jeruzalem – Izraeli heq detektorët e metaleve nga vendi i shenjtë

Jeruzalem – Izraeli heq detektorët e metaleve nga vendi i shenjtë

Detektorët e metaleve që u prezantuan së fundmi në Jeruzalemin Lindor si masë sigurie janë hequr pas një vendimi të marrë nga kabineti i sigurisë në qeverinë e Izraelit. Ekspertët gjykuan se masa ishte jo-efektive për shkak se nxiti protesta të dhunshme, ndërsa një fond prej 28 milionë dollarësh është alokuar për vendosjen disa pajisjeve të tjera të teknologjisë së fundit që do të shërbejnë për ruajtjen e rendit.

Qeveria e Izraelit ka marrë vendimin për të hequr kontrrollet me detektorë metalesh në zonën e shenjtë të Jeruzalemit Lindor, pas protestave masive të javëve të fundit ku janë regjistruar viktima dhe të plagosur.

Lajmi është komunikuar pas mbledhjes së kabinetit të sigurisë ku u votua për heqjen e kësaj mase sigurie si dhe zëvednësimin e saj me mbikqyrje më pak bezdisëse për besimtarët myslimanë.

Prezantimi i pajisjes që dallon metalet në trup u prit me kundërshtimet e ashpra të palestinezëve, të cilët u përfshinë për ditë me rradhë në demonstrata.

Lëvizja u interpretua si fillimi i një përpjekjeje nga ana e Izraelit për të vënë nën kontroll zonën e shenjtë.

Gjithashtu, shumë besimtarë e konsideruan si një masë fyese prezantimin e detektorit, pasi sipas tyre besimi i tyre i ndalon që të përdorin objekte të rrezikshme dhe aq me tepër në vend predikimi.

Megjithatë, kabineti i sigurisë ka miratuar një plan të ri për të ruajtur rendin dhe sigurinë në zonën e shenjtë.

Një fond prej 28 milionë dollarësh është vendosur në dispozicion për të instaluar disa pajisje të teknologjisë së fundit dhe që do të kenë për synim evitimin e çdo incidenti të mundshëm.

Zona e Shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemitka qënë vazhdimisht problematike, për shkak se në të gjenden dy tempujt biblikë që janë zonat më të shenjta për hebrenjtë si dhe xhamia Al-Aqsa, vendi i tretë më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë.

Kjo hapësirë territoriale ka qenë nën kontrollin e Izraelit që prej vitit 1967.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *