Home / Lajme / Botë / Ka studiuar biznes dhe sot është miliardere – jeta e mrekullueshme e Meg Whitman

Ka studiuar biznes dhe sot është miliardere – jeta e mrekullueshme e Meg Whitman

Shumicën e rasteve jemi mësuar të shohim meshkuj të suksesshëm që drejtojnë kompani të mëdha. Por Meg Whitman është njëra ndër ato që dëshmon zotësinë e femrave edhe në këtë fushë.

Prindërit e Meg Whitman shërbyen në Luftën e Dytë Botërore ku nëna e saj, Margaret Whitman, ishte një mekanike e aeroplanëve dhe kamionëve për Kryqin e Kuq në Guinenë e Re.

Meg Whitman dëshironte të bëhej mjeke, por pasi kaloi një verë duke shitur reklama për një revistë, ajo vendosi të studiojë ekonomi, duke fituar gradën B.A. me nderime në vitin 1977 dhe gradën M.B.A. nga Universiteti i Biznesit në Harvard në vitin 1979.

Edhe pse nuk studioi mjekësinë, duket se biznesi ka qenë zgjedhja më e mirë.

Sipas gazetës online BusinessInsider, Whitman fillori karrierën e saj në gjigantin P&G në vitin 1979.

Në vitin 1998 iu bashkua kompanisë eBay si drejtor ekzekutiv ku kompania kishte 30 punonjës dhe 4 milionë dollarë të ardhura.

Kur ajo u largua në vitin 2008, kompania kishte rreth 15,000 punonjës dhe 8 miliardë dollarë të ardhura dhe Whitman tashmë ishte një miliardere.

Në janar 2011, Whitman iu bashkua bordit të drejtorëve të kompanisë së teknologjisë informative Hewlett-Packard që ne e njohim si HP. Ajo u emërua CEO më 22 shtator 2011.

Të studiosh biznes është rruga e duhur për t’u bërë një biznesmen i sukssesshëm prandaj edhe në Kosovë ofrohen programe të avancuara studimi si në Kolegjin Universumku programi i biznesit është rankuar në top 3% e shkollave më të mira të biznesit në botë nga EdUniversal.

Pasuria e Meg Whitman sot është rreth 2.6 miliardë dollarë dhe konsiderohet si një ndër femrat më të fuqishme në botë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *