Home / Lajme / Rajon / Kadare: S’po u besoja syve kur Erdogani tha “Kosova është Turqi”

Kadare: S’po u besoja syve kur Erdogani tha “Kosova është Turqi”

Gazeta e njohur gjermane, Die Welt ka realizuar një intervistë me shkrimtarin shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare.

Veç temave për të kaluarën e tij dhe për shtetin shqiptar në kohën e komunizmit, Kadare ka folur edhe për Kosovën dhe për një deklaratë të presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, i cili kishte thënë se “Kosova është Turqi.

“Ismail Kadare e ka vendosur Shqipërinë në hartën e literaturës botërore. Sot ai hamendet për deklaratën e Erdoganit për Kosovën”, shkruan “Die Welt”, në hyrje të intervistës me Kadarenë.

“Disa vite më parë, presidenti turk, Erdogan, e quajti Kosovën si ‘Turqi’’, ka pyetur gazeta.

“E mbaj mend këtë deklaratë. Mund të them vetëm se nuk po u besoja syve kur e lexova”, është përgjigjur Kadare, transmeton Koha.net.

Presidenti turk, , Recep Tayip Erdogan, gjatë vizitës në Kosovë, në vitin 2013, kishte thënë: “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *