Home / Lajme / Botë / Kaos në Aeroportin e Gjenevës: Dështon sistemi i ndarjes së bagazhit

Kaos në Aeroportin e Gjenevës: Dështon sistemi i ndarjes së bagazhit

Kjo ka shkaktuar vonesa ndërsa një numër pasagjerësh rrezikojnë që bagazhi i tyre t`u vijë me ndonjë fluturim tjetër, pra vetëm pasi të kenë fluturuar ata vetë

Pikërisht në kulmin e sezonit turistik, në Aeroportin e Gjenevës “Cointrin” sot ka ndodhur një çrregullim që ka shkaktuar një kaos të madh. Çrregullimi ka lindur në stabilimentet për sortimin e bagazhit, raportojnë sot mediat e Zvicrës Perëndimore. Këto stabilimente nuk funksionojnë sot që nga fillimi i punës, në mëngjes.

Kjo ka shkaktuar vonesa ndërsa një numër pasagjerësh rrezikojnë që bagazhi i tyre t`u vijë me ndonjë fluturim tjetër, pra vetëm pasi të kenë fluturuar ata vetë, ka thënë zëdhënësi i këtij aeroporti, Bertrand Stämpfli, transmeton albinfo.ch. “Ne kishim vlerësuar se çrregullimi ishte i përmasave të vogla dhe do ta tejkalonim shpejt, por u tregua se nuk ishte ashtu”, ka thënë ai veç tjerash për mediat zvicerane.

Pamja që përcillet nga sallat e këtij aeroporti tregojnë për një kaos të madh, fundi i të cilit ene nuk po shihet në horizont.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *