Home / Lajme / Botë / Katari fitoi edhe 48 orë për pranim të kërkesave të vendeve arabe

Katari fitoi edhe 48 orë për pranim të kërkesave të vendeve arabe

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e aprovuan kërkesën e Kuvajtit për vazhdim të afatit që i është dhënë Katarit për pranim të kërkesave të vendosura.

Gjatë afatit të vazhduar, prej 48 orësh, Katari duhet të vendosë se nëse do t’i pranojë 13-të kërkesat e katër vendeve.

Ky vendim u kumtua, pasi Katari publikoi se sot do t’ia japë emirit të Katarit përgjigjet e kërkesave të katër vendeve.

Midis kërkesave është përfshirë edhe mbyllje e televizionit “Al Xhezira”, në bazën ushtarake turke që ndodhet në Katar, si dhe kufizim të marrëdhënieve me Iranin.

Paraprakisht, mediat nga Kuvajti njoftuan se, emiri i Kuvajtit Sabah al Ahmad al Xhaber al Sabah kërkoi nga Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët e bojkotuan Kuvajtin, ta vazhdojnë afatin e ultimatumit të vendosur. Nuk është theksuar se nëse Katari e hedh poshtë ultimatumin e vendosur, siç pritej.

Kuvajti ndërmjetëson midis Katarit dhe katër vendeve pasi që ato i ndërprenë lidhjet me Dohën, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit ndërkombëtar, si dhe se është aleat i kundërshtarit të tyre rajonal Irani.

Katari kategorikisht i hedh poshtë akuzat si të pabaza.

Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit Mohamed bin Abdulrrahman al Tani theksoi se qëllimi i kërkesave është që të refuzohen.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u kërcënuan se në qoftë se Katari nuk i përmbush kërkesat, do t’i vendosin sanksione plotësuese.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *