Home / Lajme / Rajon / Keln, 75 persona mbesin të bllokuar në teleferikë në 40 metra lartësi (Foto/Video)

Keln, 75 persona mbesin të bllokuar në teleferikë në 40 metra lartësi (Foto/Video)

75 pasagjerë mbetën në hapësirë pasi teleferikët u bllokuan mbi lumi Rhine në Keln.

Autoritetet thonë se 32 makina të tilla kanë qenë në qarkullim kur ndodhi ky incident. Sipas raportimeve disa persona tashmë janë shpëtuar ndërsa ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë mbetur të bllokuar në 40 metra lartësi, kur dielli kishte perënduar, transmeton Indeksonline.

Përderisa autoritetet po shpëtonin qytetarët e mbetur largë, nga pamjet shihet një grua se si e mban fëmijën e saj në dorë përderisa zbret poshtë me litarë nga njëri teleferik.

Edhe një tjetër rast i tillë ka qenë, ku një burrë i moshuar shihet duke e mbërthyer një djalë të vogël./Indeksonline/

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *