Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët opozitar bllokojnë zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në Komunën e Bogovinës

Këshilltarët opozitar bllokojnë zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në Komunën e Bogovinës

Edhe përkundër se u thirr mbledhja e këshillit komunal në komunë e Bogovinës për të gjetur një zgjidhje , dhe për të tejkaluar  ngërçin tani më dy mujorë për zgjidhjen e ushtruesit të detyrës kryetar komuna ato sot nuk kishin kfoorum për të vazhduar me mbledhjen . Kryetari I këshillit në këtë komunë Safet Imeri është shprehur se, mos zgjidhja e kryetarit vinë si pasoj e bllokimit nga ana e këshilltarëve opozitar , ai kërkon që kjo zgjidhje të jetë në të mirë të qytetarëve , pasi mbi 500 të punësuar në këtë komunë janë pa rroga .

Ndërsa kordinatopri I grupit të këshilltarëve opozitar Bujar Misin shprehet se ato nuk morën pjesë pasi kryetari I këshillit I ka njoftuar vetëm dy orë para seancës.

 

 

Nga ana tjetër në komunën e Bogovinës ishte I pranishëm edhe inspektorati I ministrisë  së vetëqeverisjes lokale , I cili theksoi se me çdo kusht tentohet  që të ndërmjetësoj që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë.

 

Të punësuarit në arsim,komunë dhe ndërmarrjet tjera komunal nesër kanë paralajmëruar protesta para komunës së Bogovinës .Komuna e Bogovinës ka mbetur pa kryetar komuna nga data 6 maji për shakë të vrasjes së kryetarit të komunës Hazbi Idrizi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *