Home / Lajme / Maqedoni / Këto institucione do të punojnë edhe të shtunën në Maqedoni

Këto institucione do të punojnë edhe të shtunën në Maqedoni

Qeveria e re nga shtatori do të aplikojë masë të re për administratën, ashtu që një pjesë e saj do të punojë edhe të shtunën e parë të muajit.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka theksuar se janë disa institucione që do ti nënshtrohen kësaj mase: Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, MPB, Njësitë rajonale të Drejtorisë Pronësore – Juridike, Ministria e mbrojtjes, etj.

Orari i ri i punës do të jetë fleksibil ku administrata mund të vijë në punë nga ora 7:30 – 8:30 dhe mund të përfundojë orarin nga 15:30 – 16:30.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *