Home / Lajme / Botë / Kina po digjet, shteti lëshon alarm për qytetarët

Kina po digjet, shteti lëshon alarm për qytetarët

Meteorologët kinezë kanë dhënë përsëri alarmin portokalli për të nxehtin, ndërsa parashikohet që temperaturat të jenë mbi 35 gradë në mjaft zona të Kinës Jugore.

E mërkura ishte dita e 20-të radhazi që Qendra Kombëtare Meteorologjike ka mbajtur alarmin për të nxehtin.

Në zonat në jug të lumit Jance, në ultësirën Jianghuai dhe basenin e Sichuan-it, temperaturat arritën rreth 39 gradë Celsius të mërkurën, ndërsa në disa pjesë arritën më shumë se 40, shkruan CRI.

Kina ka një sistem alarmi për motin me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson nivelin më serioz, e ndjekur nga ngjyra portokalli, e verdhë dhe blu.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *