Home / Lajme / Maqedoni / Kjo është porosia e Taravarit për deputetët e VMRO-së

Kjo është porosia e Taravarit për deputetët e VMRO-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nga Amerika u dërgoi porosi deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nëse nuk qetësohen dhe nuk ndalojnë të përhapin panik për infektimin në Gostivar, të paraqiten në psikiatër specialist.

 

“Vendosa të përgjigjem në kërkesën e VMRO-DPMNE-së në të cilën kërkohet dorëheqja ime, jo për shkak asaj, por për shkak se nuk e kanë kuptuar mirë situatën. Të gjithë anëtarët e kësaj partie së pari unë i shoh si qytetarë dhe kam obligim t’i qetësoj në rast kur janë në panik. Të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë e kanë kuptuar, falë zotit gjithçka është nën kontroll. Qytetarët janë të mençur dhe për atë vendosën t’i besojnë deklaratës nga gjithë mjekët, nuk e di se çfarë ju mundon juve që të mos qetësoheni! Përsëris se me përgjegjësi morale dhe profesionale se rasti i rëndë me humbjen e dy njerëzve në Gostivar ka qenë rezultat i një infekcioni akut, por për fat arritëm ta izolojmë dhe jo vetëm që 7-të pacientët e infektuar janë jashtë rrezikut për jetë, por edhe vetë epidemia nuk ka rrezik të aktivizohet në nivel pandemik. Kjo është hera e fundit që e jap këtë deklaratë, por në rast se ka anëtarë mes kësaj partie të frikësuar, atëherë menjëherë le të paraqiten në psikiatër specialist, sepse jam optimist se do të gjeni zgjidhje”, shkroi Taravari.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *