Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gjorçe Petrovit me apel për parandalim prej zjarreve

Komuna e Gjorçe Petrovit me apel për parandalim prej zjarreve

Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që qytetarët të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme me qëllim që të parandalohet paraqitja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.

“Të mos ndizet zjarr në hapësira të hapura, të mos hidhen shishe qelqi dhe ambalazhe të tjera prej qelqi, të mos hidhen filterë të cigareve, të mos deponohen materiale të cilat janë vetëdjegëse dhe djegëse (benzinë, naftë, gaz) dhe rregullisht të kontrollohen dhe mirëmbahen instalacionet dhe pajisjet të cilat mund të jenë shkak për krijimin e zjarreve”, kumtoi komuna e Gjorçe Petrovit.

Pronarët e pronës private, ku komuna nuk ka ingerenca për të intervenuar, ta mirëmbajnë oborrin e tyre dhe parcelën që të mos vijë deri tek zjarret.

Çezmat publike janë ripërtërirë dhe janë në funksion, ndërsa defektet, siç thuhet, hiqen rregullisht.

Qytetarët zjarret mund t’i paraqesin në numrin e telefonit 193.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *