Home / Lajme / Kronika e zezë / Kondovë, 21-vjeçari ka lajmëruar policinë se ka kryer vrasje dhe ka treguar ku është kufoma

Kondovë, 21-vjeçari ka lajmëruar policinë se ka kryer vrasje dhe ka treguar ku është kufoma

Mustafa Memeti, 58 vjeçari që kishte humbur gjurmët dhe ishte paraqitur i zhdukur prej disa ditësh, është masakruar nga 21-vjeçari Tahir Mustafa. Sipas policisë, 21-vjeçari krimin makabër e ka kryer më 11 korrik rreth orës 21:30 në afërsi të Kondovës.

 

Mediat njoftojnë se vrasësi vetë është paraqitur në polici dhe ia ka treguar vendin ku gjendet kufoma e 58-vjeçarit.

21-vjeçari është arrestuar në fshatin Kondovë dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov. Para policisë ai ka pranuar se para një jave e ka vrarë 58 vjeçarin dhe ka rrëfyer se ku gjendet trupi i të ndjerit.

Ekipi i policisë të hënën në mesnatë ka shkuar në vendin e apostrofuar në afërsi të Kondovës, ku edhe e kanë gjetur trupin e Mustafa Memetit, ndërsa menjëherë është kryer ekspertizë me praninë e prokurorit publik.

Gjithashtu lexo

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *