Home / Lajme / Kronika e zezë / Konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit, 53 vite burg për grupin e fajdexhinjëve nga Gostivari (Video)

Konfirmohet dënimi nga Gjykata e Apelit, 53 vite burg për grupin e fajdexhinjëve nga Gostivari (Video)

Me vendim fuqiplotë të Gjykatës së Apelit të Shkupit dhe dënime efektive me burg është përfunduar lënda e njohur në opinion si “Çekani​”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në lëndën që e ka udhëhur Prokuroria, me burg janë dënuar personat për kryerjen e veprave penale kamatë dhe vjedhje.

“Personave të dënuar u është konfiskuar pasuria nga e cila të dëmtuarit kanë të drejtë për kompensim të dëmit. Në lëndën “Çekani” u përfshi një grup kriminel i cili ka vepruar në kontinuitet duke filluar që nga viti 2008, kryesisht në territorin e Komunës së Gostivarit. Motivi kryesor ka qenë përfitimi i pronës në mënyrë të paligjshme dhe kryerja e disa veprave penale”, thonë nga Prokuroria.

Sipas tyre, të dënuarit në periudhë të gjatë kohore janë marrë me dhënie të parave me kamatë. Pastaj, duke e shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë, ata u kanë marrë pronë me vlerë më të lartë. Për kthimin e borxhit, ata kanë kryer trysni, duke shfrytëzuar kërcënime serioze për sulme fizike ndaj të dëmtuarve.
Ndryshe vendimi i shkallës së parë është sjellë përpara një vitit, ku shtatë të akuzuarit u dënuan me gjithsej 53 vjet burg dhe një person u lirua.

Të akuzuarit F.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 11 vjet e 6 muaj;
Të akuzuarit F.M. i është shqiptuar dënim me burg prej 11 vjet e 6 muaj;
Të akuzuarit R.S. i është shqiptuar dënim me burg prej 9 vjet e 3 muaj;
Të akuzuarit A.M. i është shqiptuar dënim me burg prej 8 vjet e 6 muaj;
Të akuzuarit I.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 7 vjet e 6 muaj;
Të akuzuarit Z.A. i është shqiptuar dënim me burg prej 2 vjet e 6 muaj dhe
Të akuzuarit SH.B., i cili si komandat i stacionit policor u ka ndihmuar personave tjerë të akuzuar të kryejnë vepra penale në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2012, i është shqiptuar dënim me burg prej 2 vjet e 9 muaj.

Në këtë grup kanë qenë të ndjekur penalisht 21 persona, nga të cilët Prokuroria me tre prej tyre kanë arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë hetimit. Me një person është arritur marrëveshje për pranim të fajit gjatë aktakuzës.

Për tre persona lënda është transferuar në Prokurorinë Themelore – Gostivar, ndërkaq për pesë të tjerë është sjellë vendim për ndalim të hetimit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Studentja shqiptare u përplas për vdekje nga një makinë në Itali, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë publike pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *