Home / Lajme / Maqedoni / Konkurs për regjistrim të studentëve “Shën Cirili e Metodi”, të lira 10.818 vende

Konkurs për regjistrim të studentëve “Shën Cirili e Metodi”, të lira 10.818 vende

Universiteti “Shën Cirili e Metodi” – Shkup sot e ka shpallë Konkursin për regjistrim të studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018, në të cilin risi është pezullimi i studimeve të disperzuara. Janë të lira gjithsej 10.818 vende.

Sipas kuotave të miratuara  nga Qeveria, 5865 vende të lira janë për studentët e rregullt për të cilët participimi i sivjetshëm është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 400 euro në vit dhe 1160 për studentë me korrespondencë, të cilët, gjithashtu, paguajnë 400 euro.

Afati i parë për paraqitje të kandidatëve është 17 dhe 18 gushti, afati i dytë është më 4 shtator, ndërsa në fakultetet, në të cilat ka vende të lira afati i tretë për paraqitje për regjistrim është më 15 shtator.

Në konkursin e USHCM janë theksuar kriteret për regjistrim dhe dokumentet e nevojshme. Një nga kushtet është matura e dhënë shtetërore. Rezultatet nga dhënia e provimeve eksterne nga matura shtetërore. Qendra shtetërore e provimeve duhet t’i publikojë më së voni deri më 14 korrik të vitit 2017.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *