Home / Lajme / Maqedoni / Kontigjenti i ARM-së niset në misionin “Saber Guardian”

Kontigjenti i ARM-së niset në misionin “Saber Guardian”

Pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë me mbështetje të komandës së forcave tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Saber Guardian 2017”.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska njoftoi se ARM-ja do t’i bashkohet kësaj stërvitje  me tetë anëtarët e Batalionit të inxhinierisë, 40 anëtarë të batalionit të policisë ushtarake dhe 14 anëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale. Pjesëtarët e ARM-së do të shpërndahen në kampet në Romani dhe Hungari.

Pjesëtarët tonë do të tregojnë se ushtria e Maqedonisë dhe pjesëtarët e sajë munden të marrin pjesë së bashku  me anëtarët e NATO-s dhe partnerët në aktivitete dhe stërvitje serioze dhe komplekse. Kjo do të rrisë përgatitjen, mbrojtjen dhe gatishmërinë e forcave tona po ashtu do të rrisë edhe ndërveprimin me vendet anëtare të NATOS-së dhe partnerëve– deklaroi Radmila Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

E pyetur për kushtet  në ARM-së, numri një i mbrojtjes tha se para rishikimit të buxhetit  kanë hasur në probleme kritike pasi nuk ka pasur mjete të mjaftueshme as për pagat e pjesëtarëve të armatës.

Me të vërtet duam që të gjitha kushtet themelore të punës  një për një të zgjidhen që në 2018. Por mendoj se me Ministrin e Financave ramë dakord që absolutisht është e papranueshme  që pjesa e pagave në Ministrin e Mbrojtjes të mos u përgjigjet nevojave reale dhe pres që të premten do të përmirësohet, fillimisht në seancën e Qeverisë dhe pastaj shpresoj që edhe Kuvendi do të mbështes një ndryshim të tillë- u përgjigj ajo.
Pjesëtarët e ARM-së ka kohë që janë ankuar për kushte jo të mira, theks të veçantë zënë veshmbathjet e tyre për të cilat thonë se nuk kanë marrë të reja për më shumë se dhjetë vjet./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *