Home / Lajme / Rajon / Kriza – Qyteti francez refuzon emigrantët, ndërton mur rreth një vendstrehimi

Kriza – Qyteti francez refuzon emigrantët, ndërton mur rreth një vendstrehimi

Banorët e një qyteti në jugperëndim të Francës ndërtuan një mur rreth hyrjes së një ish-hoteli për të parandaluar përdorimin e tij si strehë për emigrantët.

Dhjetra banorë të Séméac ngritën një pengesë 18 m të gjatë dhe 1.8m të lartë rreth Hotelit ‘Formule 1’.

Ata thanë se autoritetet lokale nuk kishin diskutuar me banorët e qytetit lidhur me  planin për të strehuar deri në 85 emigrantë në këtë ndërtesë. Nga autoritetet franceze nuk ka pasur ende një reagim rreth murit.

 

Protestuesit punuan deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës për ndërtimin e murit.

“Ne nuk kemi kundër marrjes së emigrantëve, por ju duhet të merrni parasysh qytetarët”, tha Laurent Teixeira, një zëdhënës i grupit.

Ata paralajmëruan se qyteti i vogël, me një popullsi prej rreth 5.500 banorësh, thjesht nuk do të ishte në gjendje të përballonte emigrantët.

Ish-koteli në Séméac është një nga dhjetëra ndërtesa të ngjashme rreth Francës, të blera nga shteti për të strehuar emigrantë, shumë prej të cilëve aktualisht flenë në rrugë.

Sipas statistikave të agjencisë Eurostat, gjatë vitit 2015  Franca ofroi azil për 20.630 refugjatë.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *