Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Zaev merr mbështetje të fuqishme nga Banka Botërore

Kryeministri Zaev merr mbështetje të fuqishme nga Banka Botërore

Banka Botërore do të vazhdojë të japë mbështetje të fuqishme për avancim dhe zhvillim të vendit, ndërsa me ekipin ekonomik të Qeverisë do të punohet në konfirmimin dhe mbështetjen e prioriteteve afatshkurta të RM-së.

Këtë e ka theksuar drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gleder në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore është biseduar për mbështetjen e sistemit të menaxhimit me financat publike, për konkurrencën e ekonomisë, për efikasitetin energjetik, si dhe për mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e firmave vendore që të hapin vendet të reja të punës mirë të paguara. “Që të parandalojmë shpërnguljen masive të të rinjve me ribalancin e buxhetit përcaktuam mjete financiare për projektin “Garanci për të rinjtë” përmes të cilës shteti do të sigurojë punësim, trajnim apo stërvitje për të rinjtë pas përfundimit të arsimit të tyre të lartë. Kjo do të thotë se firmat do të fitojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti që të hapin mundësi për punë, avancim dhe jetë për të rinjtë në Maqedoni”, informoi kryeministri Zaev.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë shprehur mbështetje të fuqishme për politikat ekonomike të Qeverisë dhe së bashku është vlerësuar se pas përfundimit të krizës politike, me proceset reformuese nga “Plani 3-6-9″ hapen mundësi të reja për rritje ekonomike dhe zhvillim të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *