Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Zaev prezantoi përmbajtjen e Marrëveshjes me Bullgarinë

Kryeministri Zaev prezantoi përmbajtjen e Marrëveshjes me Bullgarinë

Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në pajtim me interesat nacionale të Maqedonisë. Do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencë për shtyp.

Marrëveshja, siç theksoi, do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë, me çka do të bëhet publikisht i kapshëm për të gjithë. Zaev theksoi se marrëveshja hap perspektiva të mëdha për bashkëpunim edhe për zgjidhjen, e jo për krijim të problemeve. Në Bullgari shohim mik dhe fqi me të cilën së bashku do t’i zgjidhim problemet dhe e cila e mbështet pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO pa kushtëzime”, tha Zaev.

Dokumenti do të ndihmojë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve, tha Zaev duke theksuar se pret që shkëmbimit aktual tregtar mes dy vendeve, i cili arrin mes 500 dhe 600 milionë euro të arrijë deri në një miliard euro.

Përkujtoi se Qeveria aktuale e ka finalizuar marrëveshjen që ka filluar të përgatitet që në vitin 2009. Kryeministri Zaev tha edhe se pret që opozita e Maqedonisë ta mbështesë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Është parashikuar që Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe  Bullgarisë, ta nënshkruajnë kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht në Shkup. Dokumenti do të botohet në uebfaqen e Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *