Home / Lajme / Maqedoni / ”Kumanova”, Prokuroria jep fjalën e fundit (Video)

”Kumanova”, Prokuroria jep fjalën e fundit (Video)

Prokuroria Publike dha fjalën përfundimtare për aktakuzën ndaj grupit të Kumanovës. Vepra mbetet e njëjtë, terrorizëm dhe organizatë terroriste. Prokurori Naum Panovski veprën terrorizëm e arsyetoi me qëllimin e grupit për të ndjell frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Panovski vlerësoi që masën e dënimit duhet ta caktojë trupi gjykues.

Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Masën e dënimit ta caktoj trupi gjykues – tha Naum Panovski, Prokuror.

Avokatët mbrojtës nuk pajtohen me vlerësimin. Sipas tyre terrorizmi nuk është vepër që paralajmërohet dhe se Prokuroria duhet të pyes se kush i pari shkrepi zjarr, grupi i armatosur apo policia.

Nga fjalët përfundimtare të Prokurorit Publik, mund të konstatojmë se nuk është respektuar as momenti subjektiv dhe as ai objektiv që të akuzuarit të mund të akuzohen e aq më pak të dënohen për terrorizëm -deklaroi Asmir Aslispahiç, Avokat.

Avokatët gjithashtu përgënjeshtrojnë spekulimet se në seancën e kaluar Prokurori Publik ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit.

E patë edhe sot se Prokurori Publik nuk kërkoi dënim të përjetshëm për asnjë të akuzuar, por propozoi që gjyqi t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit – u shpreh Lubço Veselinovski, Avokat.

Avokatët kundërshtojnë edhe vlerësimin për organizatë terroriste. Sipas tyre, nëse Prokuroria Publike ka vlerësuar se të akuzuarit i takojnë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atëherë duhet pasur parasysh vlerësimet ndërkombëtare të cilët kanë konstatuar se UÇK-ja nuk ka vepruar si organizatë terroriste dhe se kualifikimi adekuat do të ishte ai në bazë të nenit 123 të Kodit Penal.

Kodi Penal- Neni 123, paragrafi 2, pika 7

“Me dënim prej 10 vitesh ose dënim të përjetshëm do të dënohet ai i cili: do t’i marr jetën gjykatësit, prokurorit publik ose avokatit gjatë kryerjes së detyrë, personit zyrtar apo ushtarak gjatë kryerjes së detyrave për siguri publike ose shtetërore apo gjatë detyrës për ruajtjen e rendit publik, kapjes së autorit të veprës penale apo ruajtjes së personit i cili është i privuar nga liria”.

Në seancën e ardhshme mbrojtja do të ketë fjalën për kundërshtimin dhe precizimin e aktakuzës. Për luftimet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë për terrorizëm akuzohen 37 persona. Luftimet e atëhershme lanë viktima 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *