Home / Lajme / Maqedoni / Kush po e lufton Fatmir Deharin

Kush po e lufton Fatmir Deharin

Shaban Ipçja

Fatmir Dehari në marrjen e postit Kryetarë i Kërçovës,këtë komunë e gjeti të ngulfatur në borxhe deri në fytë,ndërkohë që infrastruktura ishte e shkatrruar.Aftësia,maturia,shkathtësia e mbi të gjitha vendosmëria e z Dehari e cila buronte nga detyrimi që kishte ndaj besimit që i dhanë qytetarët e tij,për katër vite e bëri komunën tonë të mos ketë dallim me shumë qytete perëndimore. Të rradhisish punën e Fatmir Deharit prej se është në politikë,nga koha kur ishte zëvendës Ministër i Punëve të Brendëshme e deri sot si Kryetarë i Komunës sonë,sukseset e tij janë të pafundme sa më duhet të shkruaj shumë gjatë,prandaj unë do të veçojë katër vitet e fundit të tij si Kryetarë i Komunës sonë të dashur që aq shumë pritëm ta bashkojmë,ta ndërtojmë,ta lulzojmë dhe më në fund në 24 mars2013 ia arritëm ta kemi komunën tonë që na e kishin lënë amanet të parët tanë që Kërçova të këthehet në duarët e shqiptarëve si një truall që na takon nga lashtësia dhe e tillë duhet të mbetur si një amanet që duhet ta plotsojnë ndaj gjakut sakrificës së derdhur.

 

Por bashkë me komunën ne fituam një person që i mungonte qytetit tonë dhe ai ishte Fatmir Dehari që i ndryshoj komplet pamjen e qytetit tonë. z.Dehari bëri shumë ndryshime si në administrat, si në qytet e në cdo vendë rural duke filluar nga Kollara e deri në Qafë dhe në cdo fshat tjetër shqiptar që për 70 vite në këto fshatra të banuara me shqiptar asnjëher nuk u investuar nga kjo komun e drejtuar nga kryetarës sllavo-maqedon. U ndërtua bullervardi në qytetit tonë i standardit europjanë, hyrja e magjistrales Kërcovë-Strugë me standart perëndimorë si nga ndricimi, gjelbërimi, ndarjet e rrethrrotullimet që janë të njëta me ato shtete evropiane.

Të nderuarë kërçovarë dhe ju mërgimtarë që edhe unë përplotë 35 vite me Ju kam qenë në mërgim. Me përgjegjësi dua tju them se suksesi në realizimin e shumë veprave të z Dehari,dikë që ka qenë në pozita edhe më të larta e në vende udhëheqëse përveç që kanë bërë punë personale dhe biznese për vete ose për ndonjë të afërt të tyre gjë tjetër skanë bërë për qytetin tonë,prandaj të arriturat e z Dehari këto persona i pengojnë dhe duke shpreh xhelozi ato nuk bëjn asgjë përveç se sa thënja popullore që thotë se “për inatë të vjerrës do flej me mullinxhiun”.Këtyre personave u ra ndër mend se egzistonë Kërçova më dt 09.07.2017 ose vetëm tre mujë përpara se mbahen zgjedhjet jo për të ndihmuar por për ti ngatrruar punët dhe për të humb besimin te njerëzit tanë sidomos te ato që kemi në mërgim.Duke hëngër e pirë në një restorant shqiptarësh ato shpërndan propaganda të rreshme,e shumë të ulëta që edhe ato nuk ju besojnë fjalëve të veta duke përhap lajmin jo të vërtetë nëpër medium, në veçanti te gazeta zhurnal se BDI e paska caktuar kandidat për kryetar Avzi Sulejmani Xiku që është një gënjeshtër e kulluar nga kto zotri që shkojnë aqë largë me gënjeshtrën e tyre se z.Dehari paska humbur garën në parti për kryetar komune të Kërcovës, propagand e cila kryekputur është një gënjeshtër e kulluar që nuk dihet në cilën kuzhin pregaditet e zihen kto projekte që nuk janë në favorin e shqiptarëve. Kërcova të nderuar mërgimtar nuk është një cështje personale dhe individuale por një projekt gjithshqiptarë. Ne bashkarisht kështu llogaritëm në vitin 2012 fitoren e Kërcovës për të cilën filluam përgaditjen nga zvicra dhe gjithë europa e deri në Amerikë, kur disa zotri direkt ose indirekt na krijonin probleme që mos arijmë fitoren e komunës së Kërcovës ne krye me z.Fatmir Dehari, apetite të cilët nuk u arritën ti shijojnë se puna jonë të dashur mërgimtar ishte e pastër dhe e sinqert pa i patur borxh palës sllavo-maqedone prandaj me ndihmën e zotit arritëm dhe plotsuam amanetet e të parëve tanë duke bërë që në krye të institucionit të Kërcovës të jetë shqiptarë. Unë ju njoh shumë mirë dhe jamë i bindur të dashur vllezër nga mërgimi se edhe ksaj radhe do ja dalim.

 

Për në fund dua të porosis zotrit që cakrruan gotat e mbushura me gënjeshtra të tërhiqen nga kjo luftë politike që dëmton projektin e fitores së Kërçovës se do të mbesin vetëm me njolla turpi sa të jetë jeta.Ndërsa sa i takonë profesorit Musli Musliu për të cilin kamë respekt dhe shokut tim të mërgimit Sefer Rrahmanit (Xhak Seferit),shpresojë se nuk kanë qenë të njohtuar se çfar gatuhet në atë takim prandaj dhe duhet të distancohen. Me siguri të plotë shpreh mendimin tim se përkushtimi kryetarit Fatmir Dehari,puna e tij dhe këmbngulësia që ai ka treguar në qeverisjen e sukseshme të këtyre katër viteve, se janë garanc e plotë se vetëm me kandidaturën e tij e kemi të sigurtë përsëritjen e fitores që e dëshiron çdo shqiptarë e që të gjithë bashkë nga detyrimi që kemi ndaj këti trolli do të arrijm përsëri të dalim fitimtarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *