Home / Kryesoret / Ky është heroi nga Tetova që sakrifikoi veten duke tentuar të shpëtojë dy motra në detin e Vlorës (FOTO & VIDEO)

Ky është heroi nga Tetova që sakrifikoi veten duke tentuar të shpëtojë dy motra në detin e Vlorës (FOTO & VIDEO)

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.

Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

 

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa minuta më parë në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

  1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
  2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  3. Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Benjamin Ferati është i lindur në vitin 1994, shkollën e mesme e ka kryer në Tetovë gjegjësisht në shkollë Ekonomike “8 Shtatori”. Menjëher pas marjes së lajmit se ka humbur jetë shokët e Benjamin Ferati kanë filluar me postime të dhimshme në rjetet sociale.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *