Home / Lajme / Botë / Ky shqiptar është heroi i ditës në Zvicër, shpëtoi banorët nga sulmuesi me sharrë

Ky shqiptar është heroi i ditës në Zvicër, shpëtoi banorët nga sulmuesi me sharrë

Një sulmues me motosharrë ka tmerruar zviceranët, i cili pasi ka plagosur pesë persona është arratisur. Por, falë ndihmës së  një shqiptari, aia ka rënë në prangat e policisë. Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Cyrihut e ka orientuar policinë në adresën e saktë.

“Ai kaloi rreth orës 17:30 në afërsi të picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe menjëherë e kontaktova policinë” thotë Liman Kabashi, pronar i picerisë “Pipponi”, transmeton albinfo.ch.  Thalwili është një komunë, 63 kilometra larg Schaffhausenit, ku ka ndodhur sulmi dhe ende nuk ka informata se si ka arritur Franz Vrousis deri aty.

“Ai kishte një çantë me vete dhe po shkonte drejt migrosit. Për t`u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas. Ai dukej i përgjumur dhe i tërhequr në vete. Pastaj unë me whatsapp e njoftova një polic që e kam mik”.

Kapjes së sulmuesit me motosharrë i kanë paraprirë orë të gjata tensioni dhe frike, për ndonjë sulm të mundshëm. Policia kishte bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, duke mobilizuar veç tjerash edhe helikopterët.

Vrousis është i njohur si njeri nomad dhe para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për armëmbajtje pa leje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *