Home / Lajme / Rajon / Labinot Tahiri zyrtarisht deputet (Foto)

Labinot Tahiri zyrtarisht deputet (Foto)

Labinot Tahiri sot zyrtarisht ka fituar titullin e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ferizajasi që për publikun u bë shumë i dashur me këngët e tij, ka vendosur që të largohet nga muzika për të hyrë në politikë.

Fillimisht Labi filloi me aksionet e tij humanitare duke u dalë në ndihmë shumë personave në nevojë.

Si këngëtar atë do ta shohim vetëm deri me datën 15 gusht, pasi datat janë të caktuara para se Labi të konkurronte për deputet.

Përmes një postimi  në Facebook ai ka lajmëruar të gjithë për marrjen e detyrës së re duke premtuar se koha do të tregojë punën e tij.

Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Të dashur qytetarë, tani sot zyrtarisht e bëra regjistrimin tim si Deputet në Parlamentin e Kosovës!

Urime më qoft haha! ????

Urime na qoft të gjithëve, edhe atyre që nuk me kanë votua, edhe atyre që më kanë votuar.

ishalla sa me pak telashe e me shumë punë se jeni lodh popull i dashtun, por unë tani do lodhem për ju.

Koha do ta tregoj punen time.

Zoti e Bekoft Kosovën, aleatët e saj dhe Shqiptarët.

Sinqerisht, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *