Home / Kryesoret / Lajm i Fundit: Dyert e rënda të vendosura nga qeveria e Gruevskit, i kanë këputur njërin gisht ministër aktual i BDI-së, ja si!

Lajm i Fundit: Dyert e rënda të vendosura nga qeveria e Gruevskit, i kanë këputur njërin gisht ministër aktual i BDI-së, ja si!

Lëndime të rënda ka marrë një ministër i BDI-së në ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime qeveritare. Bëhet fjalë për ministrin e drejtësisë Bilent Saliji, të cilit dyert e rënda të vendosura nga qeveria e Gruevskit, i kanë këputur njërin gisht.

 

Rasti ka ndodhur gjatë pauzës në seancën e djeshme qeveritare. Saliji ka dalë për të pi cigare, por nga pakujdesia dera ia ka kapur gishtin dhe ia ka këputur një pjesë, thonë burimet tona. Ai menjëherë është dërguar në spital ku i është sanuar lëndimi dhe i është ngjitur pjesa e këputur, raporton Gazeta Lajm.

Burime në ministrinë e drejtësisë thonë se Saliji tani është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sot është paraqitur në vendin e punës por me dorë të lidhur.

Gazeta Lajm tentoi të konfirmojë zyrtarisht këtë informacion, mirëpo nuk arritëm, për shkak të vështirësive që kemi në komunikim me institucione që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, ku gati askund nuk ka zëdhënës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *