Home / Lajme / Rajon / “Lamtumirë hero”, homazhe në Tiranë për Benjaminin e Tetovës (Video)

“Lamtumirë hero”, homazhe në Tiranë për Benjaminin e Tetovës (Video)

Një grup qytetarësh aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të nderuar 24-vjeçarin nga Tetova  Benjamin Ferati, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy pushuese në Vlorë.
Qytetarët e pranishëm kanë ndezur qirinj pranë fotos së tij, duke e konsideruar Feratin një hero, për shkak të mënyrës tragjike se si ai humbi jetën.

Ngjarja e rëndë hapi edhe njëherë debatin e mungesës së rojeve bregdetare, që cilësohet si shkak i humbjes së tri jetëve.

Megjithatë, pak ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës tha për Ora News se Portonovo nuk ishte plazh i miratuar nga Ministria e Turizmit.

 

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *