Home / Kryesoret / Lazim Destani përshëndet djemtë e Shkëndijës kuqezi. Na dhuruat plot kënaqësi në Finlandë

Lazim Destani përshëndet djemtë e Shkëndijës kuqezi. Na dhuruat plot kënaqësi në Finlandë

Djemtë e Shkëndijës kuqezi na dhuruan plot kënaqësi në Finlandë, duke na bërë të kthehemi që andej të lumtur. Rruga e largët që e bëmë në mbështetje të tyre ishte e vlefshme për emocionet që na dhuruan.

 

Bashkë me miqtë e mi patëm kënaqësi ta ndjekim ndeshjen nga tribuna. Në Helsinki takuam bashkatdhetarë të shumtë që kishin dalë për të na pritur e për ta mbështetur Shkëndijën në këtë ndeshje te Europa Ligës.
Me këtë rast, për nderin e veçantë që na bëri, e falënderoj atdhetarin dhe mikun tim Omer Nura i cili gjendet me biznese këtu në Helsinki.

Urime për fitoren Shkëndija!
Suksese paçim në xhiron e tretë të këtij kompeticioni europian!

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *