Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA: Qeveria e re nuk propozoi plan reformator, por plan të ricikluar nga koha e Gruevskit

Lëvizja BESA: Qeveria e re nuk propozoi plan reformator, por plan të ricikluar nga koha e Gruevskit

Lëvizja BESA konsideron se “plani reformues 3-6-9” i prezantuar  nga kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri, Bujar Osmani  është një strategji e kopjuar dhe e ricikluar nga qeveria e mëparshme VMRO-BDI.

 

Zaten nga një qeveri me kuadro të ricikluara, nuk mund të priten projekte origjinale.

Kjo strategji tregon se qeveria e Zoran Zaevit, nuk e ka ndërmend të merret seriozisht me çështjet kryesore që tangojnë qytetarët e Maqedonisë, e aq më pak me çështjet që tangojnë qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

 

Edhe pse ende nuk ka kaluar 100 ditëshi i parë, reagimi i jonë është i domosdoshëm, për shkak se nëse jetësohen projektet dhe politikat e kësaj qeverie, pasojat nuk do të jenë vetëm 100 ditëshe, por shumë më afatgjata.

 

Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ia kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta bëjnë vetëm Gruevski dhe partnerët e tij.

Lëvizja BESA apelon deri te qeveria LSDM-BDI-Aleanca që të ndërpresë sa më shpejtë këtë qasje të mbrapshtë ndaj problemeve të qytetarëve shqiptarë.

 

Nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët si pjesë e pushtetit, kërkojmë që të vetëdijësohen dhe të shfrytëzojnë rastin historik që kanë në dorë shqiptarët, e mos të udhëhiqen nga interesat e ngushta personale dhe grupore. Apelojmë të mos bëhen pjesë e mentalitetit politik që po promovon pushteti i ri, e që aspak nuk dallon nga mentaliteti që promovonte pushteti i deridjeshëm. Në të kundërtën edhe ata do t’i konsiderojmë si pjesë, e madje edhe si shtyllë kryesore të politikave të mbrapshta të qeverisë Zaev ndaj shqiptarëve, që fare nuk dallojnë nga fillimet e qeverisë Gruevski.

 

Njëkohësisht BESA apelon deri te qytetarët shqiptarë që të jenë vigjilent dhe të gatshëm për të reaguar duke përdorë të gjitha format demokratike, për të ndërpre avazin e vjetër të qeveris së re, në rast se zhvillimet e mëtutjeshme na imponojnë një gjë të tillë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *