Home / Kryesoret / LR-PDSH mbajti Kuvendin e degës së Çairit, ja emri i kryetarit të ri

LR-PDSH mbajti Kuvendin e degës së Çairit, ja emri i kryetarit të ri

Lëvizja për Reforma- PDSH, dega e Çairit, mbrëmjen e së mërkurës mbajti kuvendin e degës në të cilin për kryetar dege u zgjodh Faruk Avdiu, i cili zëvendësoi kryetarin e deritanishëm Rizvan Bela që kaloi në detyre të re, anëtarë i kryesisë qendrore.

Në kuvend morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë qendrore dhe kryetari Ziadin Sela i cili mbajti fjalim përshëndetës dhe përpos tjerash tha se pret që LR – PDSH në zgjedhjet lokale ta rrisë rezultatin në raport me zgjedhjet parlamentare.

“LR-PDSH-ja dita ditës po përforcohet dhe unë jam i bindur që në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin nga zgjedhjet e kaluara. Shqiptarët gjithmonë kanë bërë befasi dhe besoj që edhe tani do të befasojnë me votat e tyre”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *