Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Politikat dekstruktive nuk i ndalojnë dot reformat

LSDM: Politikat dekstruktive nuk i ndalojnë dot reformat

LSDM-ja përmes një kumtese ka bërë të qartë për opinionin publik se politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së nuk do të mund që të ndalojnë zbatimin e reformave, për të cilën u shprehën shumica e qytetarëve në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

“Opinioni është i njoftuar me dinakërinë, destruktivitetin dhe bllokimin e punës së Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila në mënyrë dëshpruese tenton të bllokojë realizimin e reformave për të cilat votuan shumica e qytetarëve, të cilët tashmë kanë paga më të larta, vende të reja pune, institucione të pavarura dhe jetë më të mirë për të gjithë.”, thonë nga LSDM-ja

Më tej nga kjo parti akuzojnë Dragan Danevin nga VMRO-DPMNE-ja që, sipas kësaj partie, së bashku me kolegët e tij partiak në Kuvend tentojnë që me çdo mënyrë të obstruksiojnë Kuvendin dhe organet e tjera kuvendore.

“Përderisa Dragan Danev akuzon për bllokada, ai bashkë me kolegët e tij partiak në Kuvend tentojnë në çdo mënyrë të bëjnë obstruksione në punën e Kuvendit dhe organeve tjera kuvendore. Përmes formimit të 10 grupeve parlamentare në Kuvend, përmes sjelljes së 700 amandamenteve për Buxhetin që kur ishte VMRO-DPMNE në pushtet në mënyrë direkte i refuzoi të njejtat dhe përmes sjelljes skandaloze të kryetarës së Komisionit për financa dhe buxhet nga rradhët e tyre, VMRO-DPMNE tregon se nuk i interesojnë qytetarët, por merakoset vetëm për interesat partiake.
Qytetarët janë lodhur nga politikat destruktive të VMRO-DPMNE-së. Edhe pas gjitha bllokadave dhe obstruksioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së, shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja do t’i përmbushë të gjitha premtimet për standard jete më të lartë, vende të reja pune dhe profesionalizimin e institucioneve sepse qytetarët e meritojnë atë.”,  thuhet në kumtesën e lëshuar për mediat e vendit nga ana e LSDM-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *