Home / Lajme / Botë / Luftanija amerika pranë ishullit “kinez”! – (VIDEO)

Luftanija amerika pranë ishullit “kinez”! – (VIDEO)

Pekini e ka quajtur praninë e një luftanijeje amerikane pranë një ishulli të diskutueshëm në detin e Kinës Jugore “një provokim serioz politik e ushtarak”. Luftanija “USS Stethem” lundroi shumë pranë ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të ishujve “Paracel”, të pretenduara si nga Kina, ashtu dhe nga shtete të tjera, transmeton Televizioni Koha.

Kina u kundërpërgjigj duke dërguar në ishullin në fjalë anije dhe avionë luftarakë. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë përpara se presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, të flisnin së bashku në telefon.

Gjatë bisedës telefonike, Xi i tha Trumpit se “faktorë negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas transkriptit të transmetuar nga televizioni shtetëror kinez.

Ndërkohë, një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë mbi bisedën telefonike mes tyre nuk jep të dhëna nëse krerët e dy shteteve kanë diskutuar apo jo incidentin. Në të thuhet se udhëheqësit e dy vendeve kanë “riafirmuar angazhimet e tyre për të denuklearizuar gadishullin korean”, transmeton Televizioni Koha.

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën kundër pushtimit dhe pretendimit agresiv të ishujve në ujërat e diskutueshëm, por Pekini është përgjigjur se gjithçka bëhet brenda sovranitetit të tij.

Në një deklaratë të mëvonshme gjatë së dielës, Ministria e Jashtme kineze konfirmoi raportet se “USS Stethem” kishte hyrë në ujërat e pretenduar nga Kina. Luftanija kishte lundruar vetëm 12 milje detare nga ishulli Triton, si pjesë e operacioneve të saj për të garantuar “lirinë e lundrimit”, transmeton Televizioni Koha.

Rregullat e OKB-së diktojnë se çdo territor i një vendi mund të pretendojë sipërfaqen ujore prej rreth 12 miljesh detare nga brigjet e tij. Fakti që luftanija amerikane lundroi brenda këtyre limiteve tregon se SHBA nuk i njeh pretendimet territoriale mbi atë ishull. Pekini, gjithsesi, ka njoftuar se do të përdorë të gjitha “mjetet e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe sigurinë e vendit”.

 

 

Gjithashtu lexo

Rrëzohet një aeroplan në Bernë të Zvicrës

Një aeroplan i vogël është rrëzuar sot në afërsi të aeroportit në kryeqytetin zviceran, Bernë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *