Home / Kryesoret / Maasikas: Çelësi për raport të jashtëzakonshëm dhe rekomandim nga KE-ja, është në Shkup

Maasikas: Çelësi për raport të jashtëzakonshëm dhe rekomandim nga KE-ja, është në Shkup

Mundësia për raport të jashtëzkonshëm për Maqedoninë dhe rekomandim të pastër për negociata, varet nga vlerësimet e KE-së. Çelësi për atë është në Shkup, në zbatimin e reformave dhe në kryerjen e punëve të cilat janë cekur gjatë rekomandimeve paraprake të kushtëzuara, ka thënë në një intervistë për AIM, zv.ministri i MPJ të Estonisë, i angazhuar për çështje evropiane,

‘Kjo varet nga Komisioni evropian, i cili duhet të dalë me propozim, ta vlerësojë situatën dhe të shohë nëse rrethanat kanë ndryshuar në mënyrë që të mund të japë rekomandim të pastër. Çelësi për këtë është në Shkup, në zbatimin e reformave dhe në kryerjen e punëve të cilat janë cekur gjatë rekomandimeve paraprake të kushtëzuara’, ka thënë Maasikas lidhur me paralajmërimin nga eurokomisari Hahn për mundësinë për raport të jashtëzakonshëm për Maqedoninë dhe rekomandim të pakushtëzuar për negociata.

Ai shton se, nëse Komisioni evropian vendosë të dalë më herët me rekomandime apo propozime për vende të caktuara-kandidate, kryesimi estonez do të veprojë shpejtë në konsolidimin e qëndrimeve të vendeve-anëtare.

Diplomati thekson dy gjëra të rëndësishme janë për Maqedoninë ku edhe vetë Estonia i mësoi në rrugën drejt BE-së. E para është që të ketë mirëkuptim të thellë se reformat e ndërlidhura me BE-në zbatohen në interes të vendit dhe nëse përcillen standardet evropiane dhe ligjet evropiane, atëherë vendi bëhet më i mirë për qytetarët e saj dhe çështja e dytë është se BE-integrimet e suksesshme varen nga një konsensus i fuqishëm vendor. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *