Home / Showbiz / Madonna bllokon ankandin me sendet e saj personale: Privatësia është privatësi

Madonna bllokon ankandin me sendet e saj personale: Privatësia është privatësi

Një gjykatë në New York i dha të drejtë Madonës që të anulojë ankandin e sendeve të saj personale. Mes tyre ishin edhe një palë të brendshme të përdorura, një krehër me disa fije floku të saj, letra e lamtumirës të ish-it Tupac dhe një tjetër drejtuar John Enos, ku Whitney Houston dhe Sharon Stone cilësoheshin si mediokre.

Këngëtarja iu drejtua gjykatës me pretendimin se ka frikë se mos ADN-ja e saj mund të merret nga flokët dhe ndoshta mund të përdoret. Në fakt Madonna u shpreh se disa prej sendeve ankand nuk e dinte që s’i kishte më.

Sipas medias, këngëtarja mësoi se pas kësaj shitjeje publike fshihet një ish-mike e saj dhe konsulente arti, Darlene Luz, që ka pasur akses në objekte të ndryshme personale të Madonës: “Ka ndenjur shpesh në shtëpinë time”.

Mes sendeve të tjera që do të dilnin në ankand ka edhe fotografi personale, regjistrime muzikore dhe letra intime dashurie drejtuar ish-partnerëve, mes tyre John Enos e Peter Shue.

“Fakti që jam bërë personazh i njohur nuk më heq të drejtën e privatësisë, që përfshin dhe sendet e mia personale”, saktësoi Madonna në letrën drejtuar gjykatës.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *