Home / Lajme / Maqedoni / “Majkrosoft” do të shpall ndërprerje të mijëra vendeve të punës

“Majkrosoft” do të shpall ndërprerje të mijëra vendeve të punës

Korporata “Majkrosoft” do të shpallë ndërprerje të mijëra vendeve të punës në kuadër të riorganizimit të madh të ekipeve të shitjes, me qëllim që më mirë të fokusohet në “klaud” (cloud) serviset, deponimin dhe on-lajn shërbimeve softuerike.

Një përfaqësues i “Majkrosoft” theksoi se kompania po kryen ndryshime dedikuar për përmirësimin e shërbimeve për klientët dhe partnerët.

Pritet që detajet për këto ndryshime të kumtohen gjatë ditëve në vijim, por edicionet e specializuara për teknologji vlerësojnë se është e mundur që kompania të pushojë mijëra persona nga vendet e punës.

Javën e kaluar “Majkrosoft” kumtoi se po e blen kompaninë “Klaudin”, që është e specializuar për “klaud” serviset.

Serviset e tilla shërbejnë që t’ju mundësojnë shfrytëzuesve për t’i ruajtur të dhënat e tyre në të ashtuquajturat “data qendrat” dhe të kenë qasje në internet deri te programet softuerike, në vend se t’i blejnë dhe me këtë rast t’i instalojnë në kompjuterët e tyre.

Pritet që “Majkrosoft” t’i publikojë rezultatet financiare më 20 korrik.

Gjatë viteve të fundit, kompani disa herë ka pushuar grupe të caktuara të fuqisë punëtore, me qëllim që të përballet me mossuksesin në sferën e shërbimeve telefonike celulare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *