Home / Lajme / Maqedoni / Makraduli realizoi takim me ambasadorin francez Timonie

Makraduli realizoi takim me ambasadorin francez Timonie

 Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, realizoi takim pune me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë Kristijan Timonie.

Makraduli dhe Timonie, siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, kanë biseduar  për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe drejtimet e mundshme të thellimit për këtë.

Zëvendësministri Makraduli, shprehu shpresën se mbështetja dhe bashkëpunimi i mirë që Maqedonia e ka krijuar me Francën në arritjen e standardeve evropiane në mjedisin jetësor, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *