Home / Kryesoret / Mandati i Zvërlevskit si duket do t’i mbijetojë edhe zgjedhjet lokale

Mandati i Zvërlevskit si duket do t’i mbijetojë edhe zgjedhjet lokale

Nuk përjashtohet mundësia që Marko Zvërlevski të jetë në krye të prokurorisë publike edhe gjatë kohës së zgjedhjeve lokale. Prioriteti i legjislativit, sipas kryeparlamentarit Xhaferi, është rebalanci i buxhetit, i cili do të jetë në seancë plenare të hënën ose të martën.

Sipas paralajmërimeve, Xhaferi do të shpallë zgjedhjet lokale më 6 gusht, kurse më 8 gusht Kuvendi do të shkojë në pushime. Si duket koha po i shkel deputetët, por që seancat e bllokuara të vazhdojnë, duhet vullnet, thotë Talat Xhaferi.

Kusht për VMRO-DPMNE-në që të mos pengojë shkarkimin e Zvrlevskit është që të thirret seancë e jashtëzakonshme për Marrëveshjen me Bullgarinë – thonë burimet për mediat maqedonase nga shumica parlamentare. Pasi që Qeveria e ka publikuar dokumentit, sipas këtyre burimeve, opozita ka vendosur kusht të ri.

Një pjesë e analistëve nuk e ndajnë mendimin e mazhorancës.Sipas ish deputetit, Ismet Ramadani, obstruksionet kanë qenë të pritshme, kurse VMRO-DPMNE-ja nuk do të tërhiqet nga Zvërlevski para zgjedhjeve lokale.

“Është dashur që vet të tërhiqet. Obstrusionet do të vazhdojnë, siç edhe kanë filluar edhe në një situatë të tillë para zgjedhjeve lokale do të kemi, është e mundur që edhe më pas të vazhdojnë këto obstruksione dhe gati teoritikisht është e pamundur shkarkimi i Zvërlevskit”, thotë Ramadani.

Opozita megjithatë argumenton se pse po e pengon shkarkimin e Zvërlevskit, sipas tyre shkak është se qeveria nuk i ka konsultuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe e ka akuzuar për bllokimin e debatit mbi amandamenteve për buxhetin.

Nga mazhiranca këto vlerësime i quajnë si dyftyrësi. “Nëpërmjet të procedurave të deritanishme, VMRO-DPMNE-ja tregoi se po kujdeset vetëm për interesat e partisë”, thuhet në një deklaratë të LSDM-së.

Procedura për shkarkimin e Zvërlevskit është duke zgjatur gati tre muaj. Pasi propozimi i qeverisë arriti në legjislaturë, deputetët e VMRO-DPMNE-së, të ndarë në 10 grupe parlamentare, përmes taaktikës së kërkimit të pushimit dhe replikave e kontrareplikave maratonike, po e zvarrisin votimin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *