Home / Lajme / Kronika e zezë / Maqedoni: Policia arreston edhe dy shqiptarë

Maqedoni: Policia arreston edhe dy shqiptarë

Edhe dy shqiptarë janë arrestuar në dy raste të veçanta nga policia e Maqedonisë. Të hënën në ora 5 e 40 minuta të mëngjesit, përmes Aeroportit të Shkupit ka dashur të udhëtojë në Itali një person i cili ka dorëzuar kartë italiane identiteti me iniciale A.C. (19).

 

Gjatë kontrollimit të dokumenteve, policët kanë dyshuar te validiteti i letërnjoftimit. Pas bisedës së kryer me personin në fjalë, ai ka pranuar se identiteti i tij i vërtetë është B.M. (19) nga Shqipëria dhe se në Maqedoni ka ardhur një ditë më parë përmes vendkalimit kufitar Bllatë me letërnjoftim shqiptar. Ai i ka treguar policisë se dokumentet e tij të vërteta gjenden tek babai i tij, që poashtu ka qenë në aeroport. Policia ka gjetur dokumentet origjinale te babai. B.M është dërguar në qendrën rajonale policore “Veri” ku i është shqiptuar masa “Largim i shtetasit të huaj nga vendi” dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 5 viteve, shkruan Gazeta Lajm.

 

Të njëjtën ditë (të hënën), në ora 16 e 30 minuta në vendkalimin “Bogorodica” gjatë tentimit për të lëshuar Maqedoninë drejt Greqisë është arrestuar shtetasi shqiptar L.L. (41) nën dyshimin se posedon dokument të falsifikuar udhëtimi. Në ora 20 ai ëhstë dërguar në stacionin policor në Gjevgjeli për procedim të mëtejmë.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *