Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia bashkëorganizatore e takimit të nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens me anëtarët e Kartës së Adriatikut

Maqedonia bashkëorganizatore e takimit të nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens me anëtarët e Kartës së Adriatikut

 Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens, më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe të vendeve vëzhguese të Kartës së Adriatikut, kryesues i të cilit këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Republika e Maqedonisë së bashku me Malin e Zi është bashkëorganizatore e kësaj ngjarje të rëndësishme.

Maqedonia së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve vëzhguese në grup.

Grupi i Kartës së Adriatikut është formuar nën mbështetjen e SHBA-së në vitin 2003 dhe ka për qëllim t’i koordinojë aktivitetet për mbështetje të vendeve aspirante për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *