Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia nuk mund ta zbatojë tarifën e lirë të rrymës elektrike?

Maqedonia nuk mund ta zbatojë tarifën e lirë të rrymës elektrike?

Bashkësia Energjetike Evropiane (BEE) i propozon Maqedonisë që të zbatojë tarifën e lirë të rrymës elektrike vetëm për këtegorinë sociale dhe për periudhë kohohre prej dy vitesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Sekretariatit të BEE-së, Janez Kopaç, që sot pati takim me Komisionin kuvendor për çështje ekonomike, deklaroi se detajet e Qeverisë për kthimin e tarifës së lirë janë të panjohura për të, por përjashtimet janë të mundshme nëse argumentohen mirë, nëse janë të afatizuar dhe nëse harxhimet e bëra gjatë realizimit të paguhen nga buxheti i shtetit.

Qeveria ka paralajmëruar se kthimi i tarifës së lirë nuk do të jetë në kundërshtim me rregulloren e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *