Home / Showbiz / Marina Vjollca ia “mbledh” Getoarit, nuk ka më dalje me çunat (FOTO LAJM)

Marina Vjollca ia “mbledh” Getoarit, nuk ka më dalje me çunat (FOTO LAJM)

Lidhja e Getoar Selimit me moderatoren shumë tërheqëse Marina Vjollca duket se ka sjellë shumë ndryshime në jetën e reperit. Kjo gjë vihet re më lehtë edhe për shkak të rrjeteve sociale ku ai e ka mbushur instagramin me fotografi më Marinën, nusen e tij siç i thërret ndryshe.

-Dikur Geti ishte super i angazhuar gjatë sezonit të verës. Madje jo vetëm në tre muaj, por i gjithë viti për Getin dhe çunat e “Babastars” ishte i zënë me koncerte, njësoj siç ata e kanë thënë edhe në këngë: “Prishtinë, Tiranë, Zurich, Lausanne, New York, Paris, na bojna biznis”.

Por prej disa kohësh në jetën e Getoarit kemi parë më shumë pushime dhe më pak koncerte krahasuar me më parë. Dy të dashuruarit arratisen në plazhet më të bukura të Europës në një kohë që vite më parë Geti nuk kishte pushime, por vetëmpunë.

-Çunat e “Babastars” kanë qenë gjithnjë të bashkuar. Ata shfaqeshin kudo bashkë. Këngët më të suksesshme të tyre kanë qenë pikërisht ato në të cilat këndonin të gjithë. Jo vetëm kaq, por ishte gati e pamundur që në koncerte të mos dilnin grup në skenë. Tani, çunat janë më shumë me çunat, ndërsa Getoari më shumë me Marinën.

-Reperi është shndërruar në një çun “Tirone”. Prej disa muajsh ai bashkëjeton me Marinën në një apartament në kryeqytet, një vendim ky që ai e mori pas lidhjes me moderatoren. Më parë jetonte në Kosovë me familjen e tij shkruan Blitz.al.

-Të themi të drejtën, një ndryshim e kemi vënë re edhe në stilin e tij të të veshurit. Na duhet ta pranojmë se Geti me Marinën në krah (do të thotë që pasi është lidhur me të) ka ndryshuar edhe në mënyrën e të veshurit, të kombinuarit. Më parë nuk është se guxonte shumë me modelet e çuditshme, i mjaftonin veshjet e zakonshme shpesh në ngjyrë të zezë apo të bardhë, ndërkohë që tashmë e shohim me ngjyra.

Tanimë ai kombinohet më shumë, vishet me modele nga më të ndryshmet që e tregojnë shumë stil, por jo si Getoarin e mëparshëm. Këtë mund ta shihni edhe në klipin e fundit “High 4”, ku ai shfaqet me një pelerinë te ndërthurur me dekore.

– Me Marinën në shtëpi, me Marinën në Instagram. Distanca e Getit nga pjesa tjetër e grupit vihet re edhe në Instagram. Fotot më të shumtat të tij, përveçse vetëm, i ka me Marinën, ndryshe nga më parë kur shihje vetëm një grup çunash.

Jo vetëm kaq, por si një djalë i devotshëm Geti promovon edhe këngët e kunatës, Luana Vjollcës, e duhet thënë se rrallëherë ndodh që ai të postojë këngë të kolegëve në rrjete sociale, përveç “Babastars”-ave. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *