Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhje e Qeverisë për eurointegrimet dhe orarin e punës në institucionet shtetërore

Mbledhje e Qeverisë për eurointegrimet dhe orarin e punës në institucionet shtetërore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do ta mbajë seancën e 12-të në të cilin do të debatohet për gjendjet dhe përparimin në procesin e integrimit evropian.

Anëtarët e Qeverisë do të debatojnë edhe për shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve të BE-së, si dhe për statusin e realizimit të prioriteteve të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe për statusin e realizimit të Marrëveshjes Kornizë.

Në rend dite në seancë janë edhe disa pika midis të cilave edhe nevoja për ndryshimin e Strategjisë kombëtare dhe Planit aksional për luftë kundër terrorizmit, si dhe çështjet për verifikimin e orarit të punës në Qeveri, ministri dhe organe të tjera të administratës shtetërore.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe disa çështje kadrovike dhe propozime në interes të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *