Home / Lajme / Maqedoni / Më në fund edhe VMRO-DPMNE formon grup parlamentar

Më në fund edhe VMRO-DPMNE formon grup parlamentar

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka paralajmëruar se së shpejti partia të cilës ai i takon do të organizohet dhe të vazhdojë punën në Kuvend si grup parlamentar.

Duke mos ndarë më tepër informacion, Dimovski tha se VMRO DPMNE është duke shqyrtuar opsionin e grupit parlamentar me qëllim mos pengimin e proceseve në organin ligjvënës.

I pyetur nëse partia e tij shqyrton edhe mundësinë që gjysma e deputeteve të formojnë grup parlamentarë ndërsa gjysma tjetër të mbeten jashtë si deputet të pavarur sipas rregullores së Kuvendit, Dimovski tha se për një gjë të tillë nuk mund të flas para kohe. Grupet parlamentare në Kuvend mund të formohen me të paktën 5 deputet. VMRO ka të drejtë të formojë të paktën 10 grupe parlamentare./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *